Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Realizim i projekteve për ndihmë rasteve sociale

2015/03/26 - 12:52

Më datë 25.03.2015, OJQ-ja gjermane, me seli në Prizren, “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)” ka ndarë 8 projekte, në vlerë deri në 2.500.00€, për rastet sociale në komunën e Fushë-Kosovës.

Totali i këtij projekti ka qenë 20,000.00€

Llojet e projekteve:

  1. Katër (4) lopë qumështore, ushqim për kafshë dhe pajisje për mbajtjen e qumështit;
  2. Tre (3) motokultivatorë;
  3. Një (1) kuzhinë për servisim të ushqimit – punëtori

Ne i jemi mirënjohës “ASB”-së për këtë kontribut dhe shpresojmë se këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen në të mirë të qytetarëve të komunës tonë.