Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Rregullimi i parkut te pishat

2015/07/07 - 1:10

Ka filluar së implementuari në terren projekti: “Rregullimi i parkut te pishat”, Sllatinë e Vogël, projekt i financuar nga buxheti komunal, i cili është duke u realizuar në lokacionin e pishave.

Përmes këtij projekti synohet krijimi i kushteve të favorshme mjedisore, krijimi i pamjes së mirë, krijim i kushteve moderne, etj. Do të ndërtohet shëtitorja në gjatësi prej L=1500 metra dhe gjerësi 1.5 m e cila do të shtrohet me zhavorr, parkingu për automjete dhe infrastruktura tjetër përcjellëse, si pushimoret, etj. Kohëzgjatja e implementimit është 30 ditë pune.