Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Shkolla e re krijon kushte të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor

2018/07/03 - 4:27

Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, priti në takim Drejtorin e SH.F.M.U. “Mihal Grameno” z. Ismet Gashi, së bashku me  përfaqësuesin e Këshillit të Prindërve dhe disa nga arsimtarët e kësaj shkolle ku u bisedua për gjetjen e një zgjidhjeje më të mirë për normalizimin dhe vazhdimin e punës së procesit mësimor, i cili do të fillojë në shtator të këtij viti.

Në takimin e përbashkët u tha se Kuvendi i Komunës së Fushë-Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 28.06.2018 ka marrë vendim që nxënësit nga klasa e I-V  të mbeten në objektin e vjetër, ndërsa nxënësit nga klasa e VI-IX së bashku me arsimtarë të kalojnë në objektin e ri, që është pjesë e SH.F.M.U. “Mihal Grameno”.

Të gjithë pjesëmarrësit në diskutim ishin të një mendimi se vendimi është në të mirën e zgjidhjes së këtij problemi.

Në takimin e përbashkët u tha se vendimi i marrë ditë më parë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës, më datë 28.06.2018, që nxënësit nga klasa e I-rë deri të V-tën të mbeten në objektin e vjetër, ndërsa nxënësit nga klasa e VI-të deri të IX-tën, me arsimtarë të njëjtë, të kalojnë në objektin e ri, që është pjesë e SHFMU “Mihal Grameno”.

Të gjithë pjesëmarrësit në diskutim ishin të një mendimi se vendimi është në të mirën e zgjidhjes së këtij problemi.