Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Shpërndahen certifikata për të rinjët që kanë vijuar trajnimin për ngritjen e kapaciteteve profesionale

2021/11/10 - 2:35

Sot, në Komunën e Fushë-Kosovës u shpërndan certifikata për të rinjët të cilët e kanë vijuar trajnimin për “Aftësi dhe Shkathtësi të buta për Ndërmarrësi dhe Marketing Dixhital” për ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Të pranishëm në ceremonin e shpërndarjes ishin Kryetari i Komunës z. Burim BERISHA, Prof.dr.Besnik KRASNIQI – Drejtor i BSCK-së, Kushtrim ZEBICA – Menaxher i projekteve në BSCK, Ekrem BERJANI – Drejtor i Zhvillimit Ekonomik si dhe Drejtori i SHMP “Minatori” z. Rexhep BERISHA.

Ky #trajnim është realizuar në kuadër të #projektit “Support to Employment of Youth in Energy Sector” i cili financohet nga European Union Kosovo në partneritet me Komuna e Fushë-Kosovës dhe në bashkëfinancim me Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Departamenti i Rinisë – MKRS kurse është implementuar suksesshëm nga #BSCK.

Pjesëmarrësit e këtij trajnim kanë mundësi të përfitojnë grante të cilat do të shpërndahen në #vitin2022.

Kryetari i Komunës z. Burim BERISHA theksoi se “Projektet e tilla janë të mirseardhuna dhe do t’i përkrahë gjithnjë projektet të cilat janë në funksion dhe interes të qytetarëve përkatësisht të rinjëve të Fushë-Kosovës duke ju krijuar mundësi për ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes edukimit jo-formal. Gjithashtu, theksoi se shkolla profesionale do të ketë trajtim meritor duke vazhduar me investime për zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme dhe bashëkohore për mësimdhënie – mësimnxënie cilësore dhe ofrimin e profileve të cilat janë të bazuara në nevojat dhe kërkesat e tregut.”

Kurse drejtori i BSCK-së Prof.dr.Besnik KRASNIQI shtoi se  “Qëllimi i projektit është që të ndihmojë në ndërtimin dhe zhvillimin e #ekosistemit të ndërmarrësisë në komunat përfituese mbi parime profesionale dhe t’i përgatisë të rinjët për punësim dhe vetëpunësim si dhe të kontribuojë në zhvillimin e ndërmarrjeve të reja inovative që e ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies në vend.”