Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Shpërndahen dhurata për familjet e rasteve sociale në Fushë-Kosovë

2018/12/31 - 12:31

Sot, Qendra Për Punë Sociale në Fushë-Kosovë në përmbyllje të fund vitit, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Terres des Homes’ – Shërbimet Sociale, shpërndanë dhurata për 25 familje të rasteve sociale, përkatësisht për gjithsejtë 101 fëmijë, dhurata në vlerë prej 854.04 €.

Bashkëpunëtor në këtë nismë ishte edhe Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Mihail Grameno”, e cila ofroi 194 dhurata për familjet në nevojë. Po ashtu pjesë e kësaj nisme ishte edhe psikologu Visar Sadiku me bashkëpunëtorët Nazile Hasani dhe Merita Jusufi të cilët ndanë gjithsejtë 68 dhurata për fëmijët pa dy prindër.

Qëllimi i kësaj fushate ishte të ofrohet sadopak ngrohtësi për fëmijët e familjeve të rasteve sociale.