Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Shpërndahen kompostuesit e parë në të gjitha fshatrat e Komunës së Fushë-Kosovës

2018/10/15 - 10:23

Në kuadër të zbatimit të Planit Komunal për Menaxhim të Mbeturinave, Komuna e Fushë-Kosovës ka filluar pilotimin e ndarjes së mbeturinave organike për kompostim në amvisëritë e fshatrave, në numër total 1000 amvisëri, duke nisur në këtë mënyrë pajisjen me infrastrukturë për kompostim shtëpiak në amvisëritë e para të zonës së përzgjedhur.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti me impakt mjedisor është Zvogëlimi i sasisë së mbeturinave komunale përmes implementimit të kompostimit shtëpiak në nivel lokal në Komunën e Fushë-Kosovës, duke synuar në këtë mënyrë:

Tashmë qytetarët të cilët do të pajisen me infrastrukturë për kompostim shtëpiak do të kenë mundësi që mbeturinat si barishte e gjethe prej oborreve që posedojnë, mbeturinat e frutave dhe të perimeve, etj., t’i klasifikojnë dhe përmes tyre të prodhojnë pleh organik për nevoja vetjake përmes procesit të dekompozimit në kompostues.

Komuna e Fushë-Kosovës do të vijojë me shpërndarjen e kompostuesve tek të gjitha amvisëritë e zonave të paracaktuara për të planifikuar më tutje për zgjerim në tërë   territorin e komunës.

Ky është hap mjedisor në nivel lokal që kontribuon drejtpërsëdrejti për ngritjen e një sistemi efikas të menaxhimit të mbeturinave komunale.