Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienike për nevojat e qytetarëve të komunës sonë

2020/12/30 - 1:52

Komuna e Fushë-Kosovës edhe pse në gjendje pandemie në prag të festave të fundvitit po shpërndan pako ushqimore dhe higjienike për nevojat e qytetarëve.
Shpërndarja është bërë për komunitetet ashkali, rom, egjiptas dhe serb.
Po ashtu pako kemi dërguar edhe në qendrat ku qytetarët janë të regjistruar për ndihma sociale, siç janë: Kryqi i Kuq, QPS, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe tek Shoqata e Lidhjes dhe Invalidëve të Viktimave Civile të Luftës në Kosovë.
Qendrat do t’i dorëzojnë pakot tek familjet në nevojë.