Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim i përbashkët pune në mes të Komunës së Fushë-Kosovës dhe Menaxhmentit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”

2015/02/23 - 12:47

Sot, më datë 23.02.2015, në lokalet e KUR “Prishtina”, është mbajtur takim pune në mes të Menaxhmentit të Kompanisë dhe Zyrtarëve të Komunës së Fushë-Kosovës.

Në këtë takim prezent nga Komuna ishin:
Jakup Dumani – Nënkryetar, Maliq Berisha – Drejtor i Shërbimeve Publike, Ejup Qyqalla – Shef i Sh.Publike dhe Adnan Bullatovci – Koordinator i Sektorit të Mjedisit.

Kurse, në takim prej KUR ishin zyrtarët:

Ilir Abdullahu – Drejtor Teknik, Selatin Ratkoceri – Drejtor Financiar dhe Sokol Duraku-Menaxher Ekzekutiv.

Për bashkërendim të projekteve në të ardhmen, u diskutuan këto pika:

  1. Furnizimi me ujë i fshatrave: Sllatinë, Henc, Harilaç, Vragoli, Bardh;
  2. Kyçja e gypit në Bresje;
  3. Shpime të reja të puseve në Miradi të Poshtme për furnizim me ujë të fshatit Miradi e Epërme;
  4. Impianti për trajtim të ujërave të zeza në Harilaç;

Gjatë bisedave për këto tema të lartcekura u arrit mirëkuptim i dyanshëm për t’u realizuar projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë, për stabilizim të furnizimit me ujë të pijes, të cilat pas konsultimeve të tjera do të harmonizohen me një takim pune gjatë ditëve në vijim.