Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim me shkrimtaren shqiptare nga Danimarka

2018/07/26 - 2:22

Sot në Drejtorinë e Arsimit në Fushë-Kosovë ishte në vizitë znj. Elhame Dervisholli-Gjyrevci, shkrimtare nga diaspora (Danimarkë). Drejtori i Drejtorisë së Arsimit u shpreh se ishte i nderuar që takoi një autore shumë të frytshme, e cila deri më tash ka botuar 7 vepra me poezi, tregime dhe romane. Veprat e saj janë: 1. ‘Fjala e mirë’ (poezi)  2. ‘Kokomilo’ (roman për fëmijë) 3. ‘Pafajësia’ (poezi) 4. ‘Luisi’ (roman) 5. ‘Emri është atdhe’ (poezi) 6. Dështimi në jetë (roman) 7. ‘Princesha Meri’ (roman ).

Elhame Dervisholli – Gjyrevci, ka lindur më 20 janar 1960 në Vragoli, Komuna e Fushë-Kosovës. Ka emigruar më 1991 në Danimarkë. Punoi me fëmijët parashkollorë një kohë si edukatore e pastaj në një Ndërmarrje Shëndetësore  NKT deri në pension të parakohshëm.

Është anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve në Suedi dhe e përfshirë në disa antologji të poezisë e cila ka fituar disa shpërblime.