Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në Zyrën e Kryesuesit

2022/09/02 - 12:13

Kryesuesi i Kuvendit komunal z.Ali Ismaili së bashku me shefat e grupeve parlamentare të kuvendit komunal, mbajtën sot një takim me qëllim të diskutimit të dinamikës së punëve që u realizuan  në këtë 6 mujorshin e parë, si dhe u diskutua për planin e punës së kuvendit komunal.

Ashtu si kryesuesi i kuvendit edhe shefat e grupeve parlamentare, u zotuan dhe u dakorduan që do të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve.