Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në Zyrën e Kryesuesit

2022/08/03 - 3:56

Kryesuesi i Kuvendit komunal në Fushë-Kosovë z.Ali Ismaili së bashku me drejtorin e Gjimnazit “Hyvzi Sulejman” z.Amir Pllana, pritën në takim kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës” z.Agim Rexhepi, me bashkëpunëtorët e tij.

Takimi kishte karakter miqësor ku z. Ismaili i falënderoj përzemërsisht mysafirët për kohën dhe për kontributin e dhënë ndër vite në komunën e Fushë-Kosovës, duke u siguruar që këto praktika të mira të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Po ashtu z. Pllana falënderoj të pranishmit për përkrahjen e dhënë duke shpreh mirënjohje të madhe për angazhimin e deritashëm në veçanti për Gjimnazin “Hivzi Sulejmani”.

Ndersa z.Agim Rexhepi, shprehi falënderim për pritjen e veçantë dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë komuna e Fushë-Kosovës, dhe u zotuan për bashkëpunime edhe në të ardhmen, gjithmonë në të mirë të qytetarëve.​