Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në zyrën e Kryetarit të Komunës

2018/09/04 - 3:53

Sot, Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, priti në takim Zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme z. Besnik Hotin me bashkëpunëtorë. Në takim u bisedua për mundësitë e zhvillimit ekonomik të komunës sonë dhe ndihmës së Ministrisë për binjakëzime të mundshme me qytete të vendeve të ndryshme si dhe lehtësirat e ndryshme që Ministria e Punëve të Jashtme mund të ofrojë për nivelin lokal dhe natyrisht për komunën tonë.

Kryetari falënderoi të pranishmit për gatishmërinë e ofruar në aspektin e përmirësimit të zhvillimit të mëtutjeshëm të komunës sonë.