Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në zyrën e Kryetarit të Komunës

2018/09/11 - 3:31

Sot kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha priti në takim Zëvendëskryesuesin e Komunës së Graçanicës z. Imri Ajeti. Gjatë këtij takimi u shqyrtua mundësia e bashkëpunimit në mes të dy komunave fqinje në fusha të ndryshme.

Kryetari Berisha theksoi gjatë takimit se bashkëpunimi i ndërsjellë me komunat fqinje ka qenë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.