Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në zyrën e Kryetarit të Komunës me përfaqësues nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës

2018/12/14 - 11:28

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, priti dje në takim përfaqësues nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, ku prezent ishin Armend Kinolli – Kryetar i PRBK, z. Jeton Jashari dhe përfaqësues tjerë të degës.

Në takim u diskutua për çështje të përgjithshme të jetës së komunitetit rom në Fushë-Kosovë, për gjendjen e tyre të fushave të ndryshme, si: arsim, shëndetësi, sport, mjedis, shërbime publike, etj. Kryetari Berisha theksoi se angazhimet e Komunës si Institucion janë gjithmonë aktuale për përmirësimin e gjendjes dhe cilësisë së  jetesës së këtij komuniteti.