2023/03/10 - 1:38
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha, së bashku me bashkëpunëtorë priti në takim, z. Driton Hyseni Inxhinier Projektues dhe znj. Leuarta Emini, Arkitekte.
Gjatë këtij takimi u bisedua për fillimin e bashkëpunimit dhe studimin e fizibilitetit për realizimin e shtrirjes së rrjetit të sistemit të ngrohjes qendrore, përmes bashkëpunimit midis Komunës së Fushë Kosovës, Komunës së Obiliqit dhe KEK-ut.
Gjatë bisedës u tha se takime të tilla do ketë deri në fund të procesit.