Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës

2022/12/16 - 1:59

Takim në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha ka pritur në takim nxënësin Lum Rrahmani me inteligjencë superiore, i cili ka marrë pjesë në garën ndërkombëtare të matematikës 8th “International Brainobrain Competition Festival në Dubai”, ku në mesin e 42 shteteve, në garë me 2.000 fëmijë tjerë, Lumi ka arriti ta zërë vendin parë dhe të shpallet kampion botëror për kategorinë dhe moshën e tij.

Kryetari Berisha tha se mbetem i përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka Komuna në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e diturisë.