Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës.

2022/12/22 - 2:57

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha ka pritur në takim Presidenten e Komitetit Paraolimpik të Kosovës, znj. Njomza Emini me bashkëpunëtorë znj. Drilona Islami, Kryetare e Federatës Paraolimpike të Volejbollit dhe Trajnerin Zijadin Obertinca.

Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me projektet që janë duke u zhvilluar në fushën e sportit në Komunën e Fushë Kosovës, po ashtu është diskutuar mundësia e bashkëpunimit për projektet e caktuara në të mirë të sportit dhe sportdashësve.

Kryetari Berisha i përgëzoi për suksesin e arritur të këtij Komitetit Paraolimpik të Kosovës, i cili është pranuar në Komitetin Paraolimpik Ndërkombëtarë.