Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovë

2023/01/12 - 1:47

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha ka pritur në takim, z.Sali Zogiani, mbledhës i trashëgimisë shpirtërore të “Anekdotave”, i cili i dhuroi Kryetarit Burim Berisha, librin e rradhës me titull: “Anekdota shqiptare nga mërgimtarët”.

Kryetari Berisha e falënderoi për vizitën dhe librin duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese në rrugëtimin e mbledhjes së thesareve tona kombëtare gjithandej trojeve shqiptare.