Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës

2023/01/19 - 1:40

Kryetari i komunës së Fushë Kosovës ka pritur në një takim Z. Elbert Krasniqi, Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me ç’rast u nënshkrua marrëveshja për financim të projektit “RREGULLIMI I RRJETIT TË UJËSJELLËSIT NË KOMUNËN E FUSHË KOSOVËS NË LAGJËN 28, 29, BARDH I MADH SI DHE FSHATIN SLLATINË E MADHE”, në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Fushë Kosovës.

 

Kryetari Berisha theksoi se mbetemi të përkushtuar si Komunë ti kryejmë të gjitha detyrat dhe përgjegjësit në afat rekord në mënyrë që kjo marrëveshje të ju ofroj qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës të kenë një burim të pakufizuar të ujit në shtëpinë tyre, mikrobiologjikisht të pastër, të sigurt dhe të mirë për t’u pirë.​