Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në zyrën e Kryetarit të Komunës z. Burim Berisha

2018/05/16 - 3:41

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës dhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Nurije Avdiu  pritën sot në një takim përfaqësues të Organizatës Joqeveritare “Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë  PEN” si dhe një grup të rinjsh nga Fushë-Kosova, për t’u informuar me projektin e ri “Social Act” mbështetur dhe financuar nga qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, projekt i cili do të kalojë nëpër 6 faza.

Ky projekt synon ngritjen e kapaciteteve të të rinjve dhe të rejave të moshës 18-25 vjeçare, në të menduarit kritik, shkathtësi avokuese, shkathtësi të buta dhe në përpilimin dhe udhëheqjen e inovacioneve sociale.

Ndër të tjera në këtë takim, Kryetari Berisha njoftoi të pranishmit për rrjedhën e projekteve të cilat janë duke u realizuar ku ndër të tjera u diskutua edhe për:

Rritjen e vazhdueshme të banorëve të komunës e me këtë edhe rritjen e numrit të nxënësve në Shkollën ‘Mihal Grameno’, përfundimin e shkollës së re ‘Daut Bogujevci’ në Bresje, ndërtimin e shkollës së re tek ‘Kompleksi 300’ në Fushë-Kosovë, renovimi i Qendrës së Kulturës, pasurimin me literaturë shkollore të bibliotekës së qytetit, rregullimin e trafikut, furnizimin me ujë të pijshëm, luftimin e përdorimit të lëndëve narkotike në shkolla, etj.

Kryetari i Komunës u zotua për përkrahje dhe mbështetje të plotë të çfarëdo aktiviteti i cili është në dobi të rinisë të Komunës së Fushë-Kosovës.