Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në zyrën e Kryetarit të Komunës z. Burim Berisha

2018/08/03 - 2:32

Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim përfaqësuesë të “European Bank for Reconstruction and Development”, z. Arianit Blakaj – Participal Banker dhe z.Bekim Muaremi – Associate Banker.

Në takim u bisedua për tri çështje shumë të rëndësishme për Komunën e Fushë-Kosovës:

  1. Fillimi i studimit të fizibilitetit për ngrohjen qendrore, bazuar në energjinë e ripërtërirë /solare
  2. Plani i mobilitetit për transportin rrugor (riorganizimi i trafikut të qytetit) ku do të bëjnë asistencë teknike
  3. Rregullimi i hyrje-daljes në Autostradë afër ETC-së, për ta shkarkuar komunikacionin në qytetin e Fushë-Kosovës.

Kryetari falënderoi të pranishmit e këtij takimi ku u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë për pikat të cilat u biseduan gjatë takimit.