Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në zyrën e Kryetarit të Komunës z. Burim Berisha

2018/11/06 - 1:55

Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës priti në takim lamtumirës Kolonelin regjional të KFOR-it për Juglindje, z. Daniele Bajata me bashkëpunëtorë. Kryetari i Komunës e falënderoi Kolonelin e KFOR-it përzemërsisht për kontributin, kujdesin dhe dashamirësinë që ka dhënë në të gjitha zhvillimet në komunën tonë.

Koloneli Bajata në këtë takim u shpreh se ‘një pjesë të jetës së tij po e lë në Kosovë’ dhe për krejt kohën e qëndrimit sa punoi dhe u angazhua në misionin e tij, do të ketë kujtime të mira për vendin tonë.

Prezent në këtë takim ishte edhe zëvendësi i Kolonelit z. Daniele Bajata i cili së shpejti do ta merr detyrën e re.

Komuna e Fushë-Kosovës edhe më tutje do të vazhdojë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me KFOR-in, ashtu siç ishte ky bashkëpunim i ndërsjellë deri më tani.