Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në zyrën e Kryetarit të Komunës z. Burim Berisha

2019/01/04 - 3:35

Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës priti në takim një delegacion nga Gjermania me përfaqësues z. Johanes Rey, z. Elman Braunstein dhe z. Dietrich Herold.

Në takim u bisedua për mundësinë e zhvillimit të sektorit të bujqësisë në Komunën e Fushë-Kosovës. Takimi ishte mjaft produktiv ku u bisedua për hapsirën e bashkimit të disa fermëreve me qëllim të ngritjes së rendimentit, ruajtjes dhe përpunimit të produkteve bujqësore.

Kryetari Berisha falenderoi të pranishmit në këtë takim për mundësitë e realizimit të kësaj nisme dhe për mundësitë e realizimit të projekteve të ndryshme me interes për të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.