Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në zyrën e kryetarit të Komunës z.Burim Berisha

2018/03/19 - 4:57

Sot Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim disa biznesmenë nga Gjermania, ndër ta edhe zotëri Richard Rilling, i cili shoqërohej nga Bajram Asllani.

Në takim ndër të tjera u bisedua për investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit me komunën e Fushë-Kosovës. U theksua se në komunën tonë ka mundësi të investohet në disa fusha në mënyrë që të rritet punësimi si dhe të ofrohet një frymë më e mirë bashkëpunimi për biznese të suksesshme.