Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim ne zyrën e Kryetarit të Komunës

2018/06/13 - 3:10

Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës,  z.Burim Berisha, priti ne takim z. Muhamed Rexhepi dhe Dr. Richard Baldwin përfaqësues të DAI nga SHBA.

Në takim u diskutua për gjendjen e tanishme në komunën e Fushë-Kosovës dhe për mundësinë e zhvillimit në disa fusha të caktuara, e sidomos në fushën e kadastrit, gjeodezisë dhe pronës.

Në fund të takimit Kryetari Berisha bashkë me z. Muhamed Rexhepi dhe Dr. Richard Baldwin, u dakorduan për të realizuar projekte në disa fusha, me theks të veçantë në sektorin e gjeodezisë, kadastrit dhe pronës.