Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim pune në zyrën e Kryetarit të Komunës z. Burim Berisha

2018/12/20 - 3:25

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha sot priti në takim përfaqësues nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës, z. Shkelzen Qorri – Drejtor i Përgjithshëm, znj. Zyrafete Krasniqi – Drejtor i Departamentit të Interoperabilitetit dhe z. Afrim Mehmetaj – Kryesues i Departamentit të Sigurisë.

Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të kompetencave që posedojnë të dy autoritetet për të mundësuar sigurinë e jetesës së qytetarëve të Komunës sonë.

Në këtë rast Kryetari premtoi se Komuna e Fushë-Kosovës do të jetë partner mbështetës në realizimin e projekteve që do të rrisinë sigurinë e qytetarëve në vendkalimet përgjatë vijës hekurudhore.