Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Thirrje për Propozime për Projektet Investuese të Diasporës

2022/10/26 - 1:51

Caritasi Zviceran në Kosovë mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në Kosovë dhe Qeveria Principatë e Lihtenshtajnit ka lansuar Thirrjen për Aplikim: Projektet Investuese të Diasporës.

Qëllimi i Thirrjes për Propozime për Projektet Investuese të Diasporës është nxitja e partneriteteve biznesore midis bizneseve apo investitoreve nga diaspora dhe biznese vendore ose promovimi i themelimit të përfaqësive të kompanive të diasporës në nivel vendi. Për projektet biznesore inovative dhe të qëndrueshme, CACH do të ofrojë një grant të pakthyeshëm të përputhjes. Granti do të jepet në formë të bashkëfinancimit.

Lidhur me udhëzimin për aplikim dhe format e aplikimit, ju lutem gjeni në Thirrjen për Aplikim. Aty mund të i shihni linqet për shkarkim të dokumenteve për aplikim në tri gjuhë (Shqip, Serbisht dhe Anglisht). Thirrja për Aplikim do të mbetet e hapur deri me datë 30 Nëntor 2022 ora 16:00.

Ju lutem që Thirrjen për Aplikim të e ndani në faqën tuaj zyrtare me të gjithë dokumentet e nevojshme për aplikim dhe të qasshme për shkarkim. Ju jeni të hapur për të zgjedhur formatin e publikimit, por gjithnjë duke mos ndryshuar përmbajtjen dhe duke ofruar qasje për palët e interesuara.

Në rast të ndonjë pyetje ose paqartësi na shkruani apo direkt kontaktoni.

Projekti MARDI “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë” është projekt i Caritasit Zviceran në Kosovë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në Kosovë, Qeveria Pricipatë e Lihtenshtajnit dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Ju faleminderit shumë në kontributin e juaj,

Ekipi i MARDI, CACH Kosovë

Thirrja për Aplikim : shkarko këtu