Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Tregu javor në Fushë-Kosovë

2019/02/05 - 3:05

Tregu i Fushë-Kosovës është aktiv çdo javë në ditën e martë, duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit. Tregtarët kryesisht janë fermerë shqiptarë dhe serbë, mirëpo ka edhe tregtarë nga komunitetet tjera që jetojnë në Fushë-Kosovë. Ata ofrojnë produkte të ndryshme, siç janë: produktet nga qumështi, lloj-llojshmëri pemësh dhe perimesh, vegla të ndryshme, veshmbathje, etj.

Si pasojë e llojllojshmërisë së produkteve dhe çmimeve të arsyeshme edhe interesimi i qytetarëve për blerje në këtë treg është mjaft i madh.