Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

U mbajt mbledhja e dhjetë e kuvendit komunal të Fushë-Kosovës

2021/10/08 - 1:23

Kuvendi i Komunës në mbledhjen e dhjetë të mbajtur sot, me datë 8.10.2021, lejon shpërndarjen e të hyrave vetanake në vlerë prej 2,280,000 që janë inkasuar përtej planifikimit buxhetor.

Kufijtë buxhetorë për vitin 2021 ishin në shumë prej 2,689,654 €, por zhvillimi i hovshëm i komunës tonë, operimi i shumë bizneseve, zgjerimi i bazës tatimore në pronë dhe puna e suksesshme e shërbyesve civil dhe gjithë stafit, ka bërë që deri më datë 26 gusht 2021 të përmbushet planifikimi buxhetor.

Deri më tani kemi inkasuar mbi 1 milion euro jashtë planifikimit buxhetor dhe parashikimet janë që deri në fund të vitit do të arrijmë të grumbullojmë mbi 5 milion euro.

Jemi të obliguar që si Kuvend të marrim vendim, gjë që u bë edhe sot, që të lejojmë shpërndarjen e këtyre të hyrave. Pra, 600.000 € për qytetarët e prekur nga Covid-19 dhe shpërndarjen prej  296,246.40 € për mbulimin e 52 normave në arsim si rezultat i rritjes së numrit të nxënësve dhe normave e që përkundër disa shkresave që i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave për të na ofruar zgjidhje, nuk kemi hasur në mirëkuptim, andaj Kuvendi Komunal vendosi që të bëjë zgjidhje të përkohshme për këtë çështje.