Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

U mbajt mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal në Fushë-Kosovë

2021/12/30 - 1:22

Kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Ali Ismaili, është mbajtur mbledhja e II-të e rregullt e Kuvendit Komunal në Fushë-Kosovë.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan këto pika të rendit të ditës: Propozim për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, Propozim për themelimin e Komitetit për Komunitete, propozim për formimin e Grupit Punues për Hartimin e Planit Vjetorë të punës së Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës për vitin 2022.

Gjatë seancës për të gjitha pikat pati debate e diskutime nga këshilltarët komunal të përfaqësuar nga të gjitha subjektet politike. Me shumicë  votash kuvendarët themeluan këto dy komitete dhe formuan grupin punues për hartimin e Planit Vjetorë të punës së Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës për vitin 2022.