Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për fuqizmin e Klubeve të Debatit

2022/04/06 - 2:56

U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për fuqizmin e Klubeve të Debatit mes Komunës së Fushë Kosovës dhe OJQ TOKA në kuadër të projektit “Let’s Debate Change”.

Përmes këtij bashkëpunimi të rinjët e Fushë Kosovës do të kenë mundësi të ngrisin kapacitetet përmes realizmit të një Dokumenti të Rekomandimeve, i cili do të nis bashkëpunimin mes tyre dhe Kryetarit të Komunës, më pas përmes implementimit të projekteve – ideat e të cilave do të vijnë direkt nga nevojat e komunitetit.

Përveç me moshatarë të tjerë brenda komunës, të rinjët e Fushë Kosovës do të kenë mundësi të shkëmbejnë idetë dhe përvojat e tyre me klubistë nga e gjithë Kosova përmes ekskurzioneve edukuese mjedisore e kulturore si dhe përmes kampeve verore.

Drejtoresha e organizatës TOKA, Jehona Gjurgjeala deklaroi se ‘Duke kombinuar perspektiva të ndryshme, Kryetari Berisha dhe drejtori Shahini paraqesin një duo vizionare per Fushë Kosovën. Për TOKA-n është nder të kemi mundësi të bashkëpunojmë për ta avancuar agjendën e edukimit dhe rinisë së bashku.’

Klubet e Debatit janë pjesë e aktiviteteve të projektit “Let’s Debate Change”, i cili përkrahet nga organizata zvicerane Solidar Suisse dhe implementohet nga TOKA.