Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

U Përurua Fusha e Futbollit në Bardh të Madh

2023/03/13 - 3:37

Sot në një ceremoni  rasti u përurua fusha e futbollit me barë sintetik në Bardh të Madh, Komuna Fushë Kosovë, investim ky nga Komuna e Fushë Kosovës dhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Ky investim përveç që do t’i jap pamje të bukur stadiumit, po ashtu fshatit Bardhi i Madh që ka për traditë futbollin.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha është shprehur i kënaqur me procesin e punëve që janë kryer aty, duke potencuar se Komuna e Fushë Kosovës, në vazhdimësi do të mbetet e përkushtuar në rregullimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve sa më të mira për sportistët dhe të rinjtë e tërë territorin e Komunës së Fushë Kosovës.