Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Urimi i kryetarit Burim Berisha me rastin e vitit të ri

2021/12/31 - 8:10

Të dashur qytetar

Me rastin e festes së ndërrimit të moteve e ndjejë thellësisht obligimin tim falënderues për punën, angazhimin dhe përkrahjen tuaj gjatë vitit që po kalon. Ndonëse shume punë, angazhime dhe sfida ne u përkushtuam fort, e me dinamikë dhe korrektësi të realizojmë shumë punë gjatë vitit që po e lëmë pas. Është shënuar progres, por kemi akoma shumë punë për të bërë.

Para nesh janë shumë sfida dhe punë të cilat mundemi shumë më shumë ti realizojmë dhe avancojmë se sa në vitin që po e kalojmë. Është e mundur, e kemi për detyrë të bëjmë edhe më shumë, edhe më mirë për familjet tona, për Komunën tonë, për vendin tonë.

Të dashur qytetar, uroj që Viti Ri të sjell fat e mbarsi në familjet tuaja e në vendin tonë.

Gëzuar Vitin e Ri 2022!

I juaji, Burim Berisha