Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Urimi i Kryetarit të Komunës z.Burim Berisha, me rastin e 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

2015/02/16 - 12:43

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Fushë-Kosovës, kam  kënaqësinë që me rastin e 7 vjetorit të  pavarësisë së Republikës së Kosovës t’ju urojmë me sinqeritetin më të madh këtë festë shumë të rëndësishme shtetërore.

Po bëhen shtatë vite që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, vite këto që për ne të gjithë kanë sjell të arritura të mëdha në të gjitha fushat, sidomos janë shënuar të arritura të rëndësishme në përmirësimin e jetës sonë të përditshme. Kosova, vendi ynë, sot është më i fortë, më i zhvilluar, më demokratik dhe me perspektivë të qartë evropiane.

Të nderuar qytetarë të Fushë-Kosovës: Në shtatë vitet pas pavarësisë, kemi shënuar suksese të dukshme. Sfida më e madhe e institucioneve tona lokale ka qenë është dhe do të mbetet përmirësimi i jetës së qytetarëve të komunës së Fushë-Kosovës, në mënyrë që ata të ndjehen krenarë për vendin e tyre”.