Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vaksinoni fëmijët që t’i keni të shëndoshë

2020/09/17 - 11:40

Për të gjithë nxënësit që nuk janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit Komuna e Fushë-Kosovës ka filluar fushatën e vaksinimit në shkolla. Ekipet mjekësore po bëjnë ekzaminimet mjekësore tek ata nxënës që janë me shëndet të plotë dhe po vaksinohen të gjithë me radhë sipas shkollave. Andaj apelojmë te të gjithë prindërit të cilët për shkaqe të ndryshme nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre me vaksinë preventabile kundër fruthit, por edhe kundër sëmundjeve tjera, të lajmërohen menjëherë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fatmir Krasniqi” në Fushë-Kosovë, për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre.

Ju urojmë juve dhe fëmijëve tuaj vite pa shqetësime dhe para së gjithash të shëndetshme!