Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vazhdohet afati për regjistrimin e ndërtimeve pa leje deri më 11 qershor, 2015

2015/02/06 - 2:02

Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, procesi i regjistrimit të ndërtimeve pa leje, i cili ishte i planifikuar të përfundojë më 05.02.2015, do të vazhdojë të jetë në fuqi deri më datë 11 qershor, 2015.
Përmes këtij njoftimi, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka falënderuar komunat për bashkëpunim të mirë gjatë kohës sa ishte planifikuar të aplikohet për të regjistruar ndërtimet pa leje.