Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vazhdojnë angazhimet për realizimin e projektit për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Fushë-Kosovës

2019/03/21 - 6:23

Komuna e Fushë-Kosovës dhe OJQ “Green Art Center – Prishtina” (GAC) si partner implementues me GIZ-in po vazhdon të bashkëpunojë në realizimin e projektit për menaxhimin e mbeturinave, në fushat si në vijim:

Kjo marrëveshje bashkëpunimi është vazhdimësi e Memorandumit të Mirëkuptimit të datës 31.07.2017 midis Komunës së Fushë-Kosovës dhe OJQ “Green Art Center – Prishtina” në partneritet me GIZ-in Gjerman. GAC ka kontribuar në realizimin e pilot projektit në menaxhim mbeturinash me vlerë kapitale në shumën prej 53,500.00 €, ndërsa Komuna e Fushë-Kosovës është bashkëfinancuese në projekt në shumë prej 46,300.00 €. Kjo shumë do të përdoret për blerje të kontenjerëve dhe komposterëve në qytet dhe në fshatrat e Komunës së Fushë-Kosovës.

Ky projekt po ndikon në ngritjen e një sistemi efikas të menaxhimit të mbeturinave komunale.