2023/09/07 - 2:44
Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës Besnik Osmani së bashku me drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport z.Besnik Shala, vizituan palestrën e sporteve në ndërtim në Sllatinë të vogël. Punimet janë duke u kryer me dinamiken e paraparë. Palestra i plotëson të gjitha standardet, dhe do të ju shërbej të gjithë sportistëve të komunës së Fushë-Kosovës dhe jashtë saj për të zhvillua gara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.