Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vazhdojnë punimet për një ambient më të pastër për të gjithë

2021/10/01 - 1:33

Drejtoria e Shërbimeve Publike  e komunës së Fushë-Kosovës po vazhdon me pastrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të ndryshme në qytet dhe në fshatra.

Një sasi e madhe e mbeturinave të hedhura vend e pa vend nga qytetarë të pa kujdesshëm, këto ditë, po largohen nga punëtorët teknik të kësaj drejtorie.

Fillimisht është bë pastrimi i rrugës në drejtim të fshatit Lismir bashkë me nënkalimin ndërkohë janë hequr mbeturinat inerte dhe mbeturinat e kombinuara (xhama, shishe të plastikës, mobilje nga banesat që janë hedhur pa asnjë kontroll, si dhe material ndërtimor kryesisht stiropor, të gjitha këto në rrugën “Tahir Zemaj”. Pjesë e pastrimit nga rëra dhe barishtet ishte edhe rruga nga rrethërrotullimi deri në Bresje.

Largimi i mbeturinave do të vazhdoj në të gjitha pikat ku ka sasi të madhe të tyre andaj lusim qytetarët që të kenë kujdes në mirëmbajtje të ambientit dhe të mos i hedhin ato në hapësirat ku nuk ka kontejner.