Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vazhdojnë punimet për një ambient më të pastër

2021/09/27 - 1:04

Komuna e Fushë-Kosovës është duke vazhduar me pastrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të ndryshme në qytet dhe në fshatra. Ekipet mobile të shërbimeve publike kësaj radhe kanë bërë pastrimin e parkut dhe kositjen e barit te banesat e “Kompleksit 300”, po ashtu kanë pastruar nga mbeturinat, barishtet dhe rëra rrugën dhe tunelin nën hekurudhë në drejtim të fshatit Lismir.

Lusim qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në shportat për mbeturina të cilat janë të vendosura në parkun e “Kompleksit 300” dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku të kontribuojmë për një ambient më të pastër.