Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vazhdon pastrimi dhe mirëmbajtja e ambientit

2021/10/08 - 1:33

Drejtoria e Shërbimeve Publike edhe kësaj radhe përmes ekipeve mobile ka vazhduar me pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave në qytet por edhe në fshatrat e komunës.

Gjatë këtyre ditëve është bërë largimi i mbeturinave të cilat ishin në sasi të madhe në pikat e stacioneve të autobusëve dhe në urat e magjistrales në Sllatinë të Madhe dhe në Vragoli.

Edhe ditëve në vijim do të pastrohen rrugë, trotuare, dhe hapësira publike në Fushë-Kosovë dhe në fshatrat përreth.