Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vazhdon pastrimi dhe mirëmbajtja e pjesëve të ndryshme në qytet dhe në fshatra

2022/06/20 - 3:35

Drejtoria e Shërbimeve Publike  e komunës së Fushë Kosovës po vazhdon me pastrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të ndryshme në qytet dhe në fshatra.

Një sasi e madhe e mbeturinave të hedhura vend e pa vend nga qytetarë të pa kujdesshëm, këto ditë po largohen nga punëtorët teknik të kësaj drejtorie.

Mbeturinat kësaj radhe janë larguar nga parku i pishave pastaj në qytet dhe do të vazhdoj në të gjitha pikat ku ka sasi të madhe të tyre.

Lusim qytetarët e komunës sonë që të kenë kujdes në mirëmbajtje të ambientit dhe të mos i hedhin ato në hapësirat ku nuk ka kontejner