Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vazhdon rikonstruimi i rrugës në Miradi të Epërme

2020/06/22 - 3:58

Rikonstruimi i rrugës “Miradi – Zona Industriale” po vazhdon me dinamikë të shtuar, projekt që do të ketë impakt të favorshëm për bizneset dhe familjet duke u krijuar si zonë që ka përshtatshmëri për zhvillim dhe  perspektivë ekonomike.

Infrastruktura rrugore është kriter i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë lokale, për-deri sa ‘Infrakosi Sh.A’ me seli në Fushë-Kosovë po bën përpjekje që ta pengoj zhvillimin e projektit duke tentuar që ta bëjë jetën më të vështir për qytetarët-familjet dhe bizneset që e shfrytëzojnë këtë rrugë.

Komuna e  Fushë-Kosovës do të vazhdoj të punoj në ndërtimin e infrastrukrës në territorin e sajë.​