Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

z.Morinari Watanabe – Kryetar i Federatës Botërore të Gjimnastikës qëndroi në Fushë-Kosovë

2022/04/13 - 2:01

Zëvendës kryetari i komunës z.Fadil Krasniqi bashkë me drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport z.Besnik Shala, kanë pritur sot z.Watanabe Kryetar i Federatës Botërore të Gjimnastikës  me bashkëpunëtor. Fillimisht z.Krasniqi informoi mysafirin për rrjedhat e përgjithshme në komunën e Fushë-Kosovës e në veqanti për projektet që kanë të bëjnë me rinin dhe sportin. Nga ana e tij z. Morinari Watabane duke falënderua për pritjen që ju rezervua, tha se qëllimi ynë i vizitës është ndërtimi i një salle të gjimnastikës pasi që jemi të informuar se Fushë-Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm me këtë kategori të sportistëve andaj edhe kanë nevojë për një palestër më bashkëkohore për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.