E gjithë kjo në kuadër të planit lokal të veprimit për avancimin e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptian në fushën e edukimit i cili po realizohet me sukses në Gjakovë, nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim. Gjatë ceremonisë zyrtare, Kryetari i Komunës Ardian Gjini u shpreh mirënjohës ndaj tyre për dedikimin në këtë projekt i cili avancon tutje mirëqenien dhe kualitetin e jetës së bashkëqytetarëve tanë.