Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryesuesja Kuqi merr pjesë në Konferencën “Gruaja në pushtetin vendor – imazhi dhe fuqizimi i rolit të saj”

2024/10/16 - 12:30

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjakovës Arbënesha Kuqi bashkë me këshilltaret komunale Krenare Bushaj dhe Ermira Mehmeti, kanë marrë pjesë në Konferencën “Gruaja në pushtetin vendor – imazhi dhe fuqizimi i rolit të saj” .
Kjo ngjarje është organizuar nga Aleanca Kombëtare e Këshilltareve Bashkiake me kryetare Dr. Arta Azizi Haluci dhe bashkëkryetaren Silda Angnosti si dhe Bashkia e Vlorës .
Pjesë e saj u bënë kryekuvendare, këshilltare e gra në politikë nga të gjitha trojet shqiptare. Në fjalën e saj, Kryesuesja Kuqi u shpreh e lumtur dhe krenare për ftesën në këtë konferencë, përmes së cilës gra nga vende shqipfolëse kanë mundësinë të ndajnë historitë e tyre të suksesit e mbi të gjitha të ndërtojnë ura bashkëpunimi .
Nga kjo konferencë u nxorr një deklaratë e përbashkët – Deklarata e Vlorës e cila ka synim kryesor fuqizimin dhe rrjetizimin e grave në komunat shqipfolëse .