Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahen dy takime në kuadër të Dëgjimeve Buxhetore për buxhetin komunal të vitit 2025.

2024/09/12 - 11:53

Me organizim të Kuvendit të Komunës së Gjakovës, përkatësisht Komiteti për Politikë dhe Financa, janë mbajtur  dy takime në kuadër të Dëgjimeve Buxhetore për buxhetin komunal të vitit 2025.
Takimi i parë është mbajtur me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Kosovë, takim ky i cili ka qenë i dedikuar për shoqërinë civile, aktive në komunën e Gjakovës. Me pjesëmarrje të kënaqshme të përfaqësuesve të Organizatave Joqeveritare, të dyja palët kanë zhvilluar diskutime konkrete e mjaft përmbajtësore, qëllimi i përbashkët i të cilave ka qenë shpërndarja sa më e mirë e buxhetit dhe planifikimi i mirë i investimeve dhe subvencioneve gjatë vitit 2025.
Poashtu, është mbajtur edhe takimi i dytë i Dëgjimeve Buxhetore, i dedikuar për qytetarët e komunës së Gjakovës. Ndonëse pjesëmarrje e qytetarëve nuk ishte në nivelin e kënaqshëm, edhe në këtë takim pati mjaft ide, propozime e kërkesa konkrete, të cilat pritet të jenë pjesë e planifikimeve buxhetore në vitin e ardhshëm.