Mbahet mbledhja e tetë e Komitetit për Komunitete te Kuvendit të Komunës së Gjakovës
2024/10/11 - 8:32
Nën kryesimin e kryesuesit Ergit Qeli, është mbajtur mbledhja e tetë e Komitetit për Komunitete te Kuvendit të Komunës së Gjakovës për vitin 2024.
Si zakonisht, në fillim të takimit u shqyrtua procesverbali i mbledhjes paraprake të Komitetit. Më pas, Drejtori për Shërbime Publike, Shkumbin Kastrati raportoi mbi planet dhe projektet për vitin 2024.
E sa i përket projekteve infrastrukturore në zonat ku jetojnë komunitetet jo shumicë, raportoi udhëheqësi i sektorit për hapësira publike në Drejtorinë e Infrastrukturës, Pjetër Frrokaj.
Raport u dha edhe nga Zyra për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Gjakovës, gjegjësisht nga zyrtarja për Koordinimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Integrim, Pranvera Kërshi.