Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet punëtoria “Prezantimi i rezultateve të gradimit”

2024/03/05 - 10:49

Sot Komuna e Gjakovës ka mbajtur punëtorinë “Prezantimi i Rezultateve të Gradimit” në kuadër të projektit të mbështetur nga USAID “Integriteti i Komunave të Kosovës” dhe Instituti Kosovar për Menaxhim, më qëllim përmirësimin e menaxhimit të financave publike.
Bazuar në raportin e gradimit për vitin që lamë pas, rezulton se Gjakova ka pasur progres mbi 28%.
Lidhur më këtë, Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, tha se kjo përformancë është arritur falë projekteve të USAID duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen por, edhe gatishmërinë institucionale për të vazhduar me programe të tilla edhe me tej.
E lumtur më të gjeturat u shpreh edhe Maia Gondolaze – Drejtoreshë e aktivitetit të USAID Integriteti i Komunave të Kosovës, duke shprehur besimin e saj se vitin e ardhshëm, Gjakova do të këtë edhe më shumë progres, në fushën e menaxhimit të financave publike.