2024/09/12 - 12:02
Është mbajtur sot takimi i radhës në kuadër të projektit “Agjenda e Kontratës Sociale për Gjakovë”.
Takimi u organizua në bashkëpunim me komunën e Gjakovës dhe përfaqësuesit e qytetarëve të Gjakovës si dhe përfaqësuesit e projektit të USAID “Agjenda e Kontratës Sociale”.
Qëllimi kryesor i takimit ishte prezantimi i propozimeve për shenjezimin e shtigjeve malore, njëri prej dy projekteve të propozuara në kuadër të Agjendës Sociale.